Stephen Hawking, ylli më i shndritshëm në qiellin e shkencës, teoria e të cilit formoi kozmologjinë moderne dhe frymëzoi audiencën globale, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.
Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur fëmijët e shkencëtarit nëpërmjet një deklarate për shtyp ku shkruanin: Ne jemi thellësisht të pikëlluar që babai ynë i dashur vdiq sot. Ai ishte një shkencëtar i madh dhe një njeri i jashtëzakonshëm, puna dhe trashëgimia e të cilit do të jetojë shumë vite. Kurajo, këmbëngulja e tij dhe humori i tij frymëzoi njerëzit në mbarë botën.
Hawking u diagnostikua me sëmundjen (ASL), në moshën 21 vjeçare, sëmundje progresive që përfshin shkatërrimin e neuroneve dhe gërryerjen e muskujve. Mjekët prisnin që ai të jetonte për vetëm dy vjet, por Hawking kishte një formë të sëmundjes që përparonte më ngadalë se zakonisht. Që prej vitit 1968 është udhëzuar të përdorë karrocë të paaftësh. Nga një prerje e kanaleve të frymëmarrjes humbi në vitin 1985, aftësinë e të folurit dhe për të komunikuar përdor një kompjuter të posaçëm folës.
Ai mbijetoi për më shumë se gjysmë shekulli.

E adhuroni çokollatën? Ja përfitimet që keni

Vitamina D ul rrezikun e kancerit



Horoskopi për ditën e sotme


Maska perfekte për flokë të yndyrshëm



Horoskopi për ditën e sotme!



Makbethi ndryshe i Kled Kapexhiut!

Kosi redukton rrezikun e atakut në zemër

“Krahët”, simboli i veshjeve të pranverës




