“Pesha e Hirushes” është sfida më e re që po bën xhiron në rrjetet sociale. Ajo inkurajon femrat të adoptojnë një dietë ekstreme të rënies në peshë për t’u dukur si Hirushja. “Pesha e Hirushes” llogaritet duke dyfishuar gjatësinë dhe shumëzuar këtë shifër me 18 për të nxjerrë peshën ‘e dëshiruar’ në kilogramë.
Për shembull, nëse një femër është 1.8 metra e gjatë, pesha e saj si Hirushe duhet të jetë: 1.8 x 1.8 = 3.24; 3.24 x 18 = 58.32 kg. Sipas llogaritjes së BMI (indeksi i masës trupore) nga NHS (Shërbimi Kombëtar i Shëndetit) një grua 1.8 metra e gjatë që peshon 58.32kg do të ketë BMI poshtë normales (18-25).
Duke folur për FEMAIL, dietologia Rhiannon Lambert paralajmëron për rreziqet e të qenët klinikisht “nën peshë”. “Të qenët nënpeshë nuk është e mirë për shëndetin. Nënpesha mund të çojë në dobësim të sistemit imunitar, të kockave dhe lodhje”.
Nëse jeni nënpeshë, do të thotë që nuk po konsumoni një dietë të shëndetshme, të balancuar, që çon në mungesë të disa lëndëve ushqyese për të cilat trupi ka nevojë që të funksionojë siç duhet”.

Horoskopi për ditën e sotme!



Makbethi ndryshe i Kled Kapexhiut!

Kosi redukton rrezikun e atakut në zemër

“Krahët”, simboli i veshjeve të pranverës






Mënyra si kryqëzoni krahët tregon shumë për ju


Kanella, një mjekim ndaj sëmundjeve kardiake

Kalciumi dhe çfarë shkakton mungesa e tij



Zbulohet sekreti i jetëgjatësisë

Mrekullitë e “Golden Milk”
