KreuStil Jetese

Tendencat e mobilimit, ja si t’i dhuroni më shumë hijeshi ambientit tuaj

Të gjithë duam të kemi një shtëpi, aredimi i së cilës, të jetë sa më i lidhur me tendencat e fundit. Por tendencat e reja të projektimit kërkojnë shtëpi të pastra, pa ndarje, ku dhomat ndjekin njëra tjetrën, pa dyer ose mure. Rezultati është pa dyshim një shtëpi e bukur, por privatësia preket. Çfarë duhet të bëni? Epo kush tha që nuk mund t’i japimm modës edhe një prekje tonën?

Bukuria pa diskutim që është e rëndësishme, por më e rëndësishmja është që të ndjehemi rehatë në ambientet e shtëpisë sonë. Prandaj ndarjet në një mjedis të madh mund të na ndihmojnë të përshtasim zakonet tona.

Raftet e librave janë një mënyrë mjaft e mirë për të krijuar një ndarje të këndëshme të hasirës. Vëllime të cilat, nuk e humbin shijen e tyre edhe nën dritën e dixhitalizimit. Kështu rafti i librave do t’i dhuroi ambinetit tuaj edhe më shumë hijeshi. Një tjetër zgjidhje është edhe përdorimi i mobiljeve, divaneve apo tavolinave, kështu ndarja do të ishte më e butë. Për më shumë ide hidhini një sy fotove!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF