KreuStil Jetese

Kanella, një mjekim ndaj sëmundjeve kardiake

Kanella është një erëz shumë e vjetër dhe e çmuar. Vlerat shëndetësore të saj janë befasuese.Ajo përmban shumë oksidantë të fuqishëm siç është polifenoli.

Hulumtimi i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pacientët, që ishin në fazat e para të diabetit, treguan se erëza në fjalë, e përdorur për dymbëdhjetë javë, ka ulur nivelet e sheqerit në gjak.

Kanella është gjithashtu e efektshme kundër mikrobeve dhe baktereve. Ajo forcon sistemin imunitar, shëron ftohjet dhe gripin.

Erëza në fjalë vepron edhe kundër problemeve kardiake e hipertensionit, ka efekte pozitive në sistemin e frymëmarrjes dhe atë të tretjes. Kanella përmirëson kujtesën dhe përqëndrimin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF