Së bashku me garderobën, ndërrimi i sezoneve për disa sjell edhe ndryshime në ambientet e shtëpisë. Kërkojmë përshtatje të interierit me atmosferën e klimës, kështu pranvera sjell detaje ndryshe nga zymtësia e dimrit. Si ta ndryshoni shtëpinë këtë sezon?
Duhet fillimisht të fokusoheni tek ngjyrat. Largimi nga grija apo kafja e errët është hapi i parë drejt një zgjedhje të zgjuar. Ndriçimi është një faktor kyç për sjelljen e pranverës në shtëpi, e këtu nuk po flasim për ambazhuret, por për dritën natyrale. Nga ana tjetër, duhet të mendoni të luani me detajet, si për shembull: kombinimin e ngjyrës së jastikëve.
Këto dhe shumë të tjera do t’ju ndihmojnë të ndryshoni shumëçka, me vetëm pak mundim. Ja se çfarë duhet të bëni!
Mos përdorni bordura apo korniza të trasha
Përpiquni të eleminoni perdet në dhomat e ndenjes
Kombinoni ngjyrat e ndezura të jastikëve
Shtoni shtresa apo të tjera detaje me natyrë reflektuese
Përdorni bezhë ose të bardhë për dhomat e gjumit
Vendosni letër murale me lule
Përdorni bimët si dekor




