DASHI
Si shkak i takimit të Marsit me Saturnin, do ta gjeni veten përballë frustrimit financiar apo atij social. Megjithatë, po mësoni shumëçka të vlefshme për momentin. Hëna e pozicionuar tek Akrepi, po ju ndihmon që të luftoni me problemet e besimit.
DEMI
Sot do ta kuptoni që duhet të kapeni fort pas një ideje, në mënyrë që të mos ju ikë nga duart. Meqënëse Hëna është e pozicionuar tek Akrepi, do t’ju iluminojë në fushën e romancës. Kujdes me fjalët që thoni në shoqëri.
BINJAKËT
Sot do të ndiheni kurajozë dhe plot energji për të vazhduar atë çka kishit lënë përgjysmë kohë më parë. Edhe pse në një gjendje të tillë, do të përballeni me disa komplikime të vogla emocionale. Përballja me frikën nuk është e lehtë, por dijeni se do të rriteni shumë si njeri.
GAFORRJA
Gjendja juaj sot do të përshkruhet me tre fjalë: seksi, kreativ, të inspiruar. Shtojini intensitet lidhjes tuaj. Dijeni se partneri po kalon një fazë të çuditshme emocionale, ku përfshihet rritja e tij.
LUANI
Do të përballeni me disa pengesa në punë dhe është shumë e rëndësishme që të organizoheni sa më mirë të jetë e mundur. Do të inkurajoheni të jeni pranë familjes dhe të afërmve. Shmangni daljet me shokë që nuk i takoni prej vitesh.
VIRGJËRESHA
Shkëlqimi në fushën e romancës do të vijë pa pritur e pa kujtuar. Kreativiteti do të jetë në maksimumet e tij, kështu që përfitoni. Shfaqeni veten për atë çka jeni, vetëm bëni kujdes t’i merrni gjërat me ngadalë.
PESHORJA
Sektori financiar do të shkëlqejë për ju sot. Do të bëni biseda serioze të volitshme me njerëz me peshë. Është periudhë e rëndësishme për ta bërë të qartë se ka edhe limite kur vjen puna tek jeta juaj.
AKREPI
E keni Hënën të pozicionuar në shenjën tuaj! Merrni kohën e duhur për të kënaqur veten. Marsi takohet me Saturnin dhe kjo do t’ju bëjë shumë më të komunikueshëm sot. Në dashuri gjithçka do tê shkojë më së miri.
SHIGJETARI
Merreni gjithçka shtruar. Çfarë ju rrethon do t’ju orientojë që t’i bëni punët me qetësi. Megjithatë, duhet medoemos të rikontrolloni financat. Mund të pësoni humbje për hiçgjë.
BRICJAPI
Energjia që ju karakterizon sot do të ndihet më frustruese se më parë. Megjithatë, presione të tilla sjellin ndodhi spektakolare. Nëse tani ndiheni sikur keni ngecur diku, kujtoni se kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë.
UJORI
Sukses dhe popullaritet, ja se si do të shkojë dita juaj sot. Do ndiheni si të bllokuar, por duhet ta merrni me qetësi dhe t’i nisni punët dalngadalë. Duhet të rikrijoni lidhje me zërin tuaj të brendshëm.
PESHQIT
Sot do të keni kurajon të çlironi mendjen. Një energji intensive po përshkron fushën sociale. Mos shpenzoni kohë me njerëz që nuk marrin përgjegjësi për veprimet e tyre. Kushtojini më shumë orë vetvetes.


Parashikimi i yjeve, 1 prill 2018!




Horoskopi për ditën e sotme!


Horoskopi për ditën e sotme!


Horoskopi, e diel 25 mars 2018

Horoskopi për ditën e sotme!


Horoskopi për ditën e sotme!

Horoskopi për ditën e sotme!

Horoskopi për ditën e sotme


Horoskopi për ditën e sotme

Horoskopi i superfuqive

Horoskopi ditor për ditën e diel
