KreuFashion

Vetëm me tre produkte që i gjeni në çdo shtëpi dhe mund të bëni maskën ideale për fytyrën!

Avokado, kakao dhe mjaltë!

Të mjaftueshme për të bërë maskën e duhur për fytyrën tuaj! Avokadoja është jashtëzakonisht hidratuese, kakaoja një antioksidant i shkëlqyer i lëkurës dhe mjalti është antibakterial dhe anti-inflamator shumë i mirë. Këto tre përbërës bashkojini në një tas dhe përzijini mirë me njëra-tjetrën, derisa sa të krijohet një masë homogjene. Aplikojeni atë në fytyrë të thatë dhe lëreni të pushojë për 10 minuta. Më pas shpëlani fytyrën me ujë të ngohtë si normalisht.

Këtë maskë aplikojeni 1 herë në muaj dhe fytyra juaj do t’ju falenderojë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF