Lirshmëri, ngjyra, gjallëri, kaq dëshirojmë për paraqitjet e këtij sezoni. Më në fund do të zhvishemi nga shtresat e shumta që mbanim veshur nga i ftohti, për t’iu drejtuar lehtësimit. Një nga veshjet e fundit të Beyonce ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve të modës, e jo më kot.
Një fustan i bardhë, me qendisje minismaliste duket se është gjithçka ju duhet në pranverë. I gjatë deri në gjysëm të pulpave, i prerë shumë lehtë në pjesën e belit e i derdhur poshtë, një model i tillë vjen si opsioni perfekt jo vetëm për Bey, por edhe për të apasionuarit pas modës. Çfarë tërheq vëmendjen është përkushtimi ndaj detajeve, siç është edhe punimi me tyl dhe dantellë sidomos në pjesën e dekoltesë. I mbyllur deri në afërsi të qafës, lirshmëria e fustanit të drejton vetëm tek moti i ngrohtë e plot diell. Natyrisht, Beyonce është siguruar ta kombinojë me askesorët e duhur, siç është dhe seti i bizhuterive: vathë, varëse dhe byzylykë argjendi në të dy duart, dekoruar me gurë të shndrritshëm të bardhë.
Për sa i përket këpucëve, këngëtarja ka preferuar një palë taka të zeza me tyl transparent, stil që Bey e ka zgjedhur më shumë se një herë së fundmi. Ç’mendim keni për fustanin? Do ta bënit tuajin nëse do mundeshit?









Horoskopi për ditën e sotme!







Horoskopi për ditën e sotme!


Në pranverë vishuni me pizhame

