KreuFashion

“Mini bag”, çantat e vogla protagoniste të këtij sezoni

Janë kaq të vogla dhe kaq të mrekullueshme, e kjo është arsyeja se pse çantat janë aksesori më elegant i veshjes sonë për sezonin e pranverës. Nëse dikur ishin në modat çantat e mëdha, ku dukej se mund të fusnim gjithçka brenda tyre, tashmë është koha e çantave të vogla.

Ndoshta nuk ju duken shumë praktike për punën e përditshme në zyrë, por mendoni pak edhe për lehtësitë që një çantë e vogël ka, për shembull në një mbrëmje të rëndësishme, apo edhe në kohën tuaj të lirë, mund ta vendosni atë kudo.

Sikurse e thamë çantat vijnë me përmasa më të vogla, por jo aq sa të heqim dorë nga format klasike, tradicionale. E kjo do të zinte vend shumë mirë ato ditët në zyrë, ku je e detyruar të marrësh disa gjëra më shumë me vete. Prej lëkurë, të punuara me dorë, me rrip të gjatë që mbahet në sup, apo me një rrip të shkurtër, nuk ka shuam rëndësi, mjafton që çanta juaj të jetë gjithnjë aty për t’ju bërë edhe më elegante.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF