KreuFashion

Një ngjyrë manikyri për çdo intervistë pune/Si të shkëlqeni edhe në këto lloj takimesh!

Ndoshta nuk i keni vënë rëndësi, por duart janë një pjesë e rëndësishme e komunikimit. Gjestet që bëjmë gjatë një bisede janë ato që përcaktojnë shumë nga karakteri jonë dhe ekspertët e gjuhës së trupit i kanë bazuar shumë nga studimet pikërisht në detaje të këtij lloji. Kështu, nuk mund të themi se estetika e duarve nuk ka rëndësi në një takim të rëndësishëm.

Thonjtë janë ato që kërkojnë kujdes maksimal gjatë një prezantimi serioz, e këtu mund të përfshijmë fare mirë ngjyrën e manikyrit. Në bazë të fushës ku aplikojmë duhet të përzgjedhim nuancën e duhur, pasi një lëvizje e gabuar në këtë drejtim mund të keqinterpretohet si pakujdesi dhe mos seriozitet nga ana jonë.

Ekspertët thonë se në bazë të punës që zgjidhni, ngjyrat variojnë në disa opsione. Ja çfarë këshillojnë ata!

PUNË KREATIVE – Çfarëdolloj ngjyre


KORPORATË – Ngjyra të errëta, si vishnje, e gjelbër e errët, gri e errët ose do të kaloni në nunca të zhveshura, si rozë e lehtë apo bezhë nude.


SEKTORI I SHËNDETIT – Nuk preferohen thonjtë e lyer, por nëse dëshironi mund të aplikoni manikyr të tejdukshëm, për një shkëlqim të lehtë.

BIZNES – E kuqe e errët ose gri. Harrojini ngjyrat e ndezura në këtë sektor!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF