Është koha për t’u kujdesur për veten, pavarësisht angazhimeve të shumta që mund të keni.
Lajmi i mirë është se këtë gjë mund ta bëni pa shpenzuar shumë para dhe brenda pak minutash. Ju nevojitet pak shafran Indie dhe ujë trëndafili. Në një tas të vogël përzini këto dy produkte, deri sa të krijohet një masë e qëndrueshme, e trashë. Aplikojeni në fytyrë në formën e një masazhi dhe lërëni për 20 minuta. Më pas shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë.
Sa herë duhet ta bëni?
Këtë maskë mund ta bëni një herë në muaj.
Për çfarë shërben?
Maskë është anti-inflamatore, antibakteriale dhe antioksiduese. Zbardh lëkurën, i jep shëlqim, zhduk qelizat e vdekura dhe e zbut lëkurën.