KreuFashion

E shtuna nuk duhet kalojë pa bërë këtë maskë, për të mirën e fytyrës suaj

Hey vajza, është e shtunë sot, kështu që është koha e duhur për t’u kujdesur për veten tuaj. Ju nevojitet vetëm pak papaja dhe lëng limoni.

Çfarë duhet të bëni?
Merrni pak papaja në një tas dhe shtoni lëng limoni në të. Përzijeni mirë derisa të krijohet një masë homogjene dhe më pas aplikojeni në fytyrë dhe në qafë në formën e një masazhi. Lëreni për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni atë me ujë të ftohtë.

Sa shpesh?
Ju mund të aplikoni këtë maskë çdo ditë në fytyrën tuaj.

Përse është e nevojshme?
Kjo maskë zhduk lëkurën e vdekur dhe i jep asaj shkëlqim. Ndihmon në parandalimin e rrudhave dhe në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF