KreuFashion

Ja fundet që duhet të veshim këtë sezon!

Ndoshta dimri ka ende diçka për të thënë, por ne jemi shumë të gatshëm të zbulojmë veten tonë dhe të lejojmë që ajri i pranverës të ndriçojë shpirtrat dhe rrobat tona. Pra, le të fillojmë të braktisim pantallonat e gjata e të ngrohta për t’i lënë vendin veshjeve të holla e të lehta.

Ka ardhur koha që këmbët tona të marrin frymë, prandaj fundet hynë tashmë në lojë. E propozimet për këtë sezon janë fundet deri në gju edhe të gjerë. Tyl apo xhins, për t’u kombinuar lehtësisht me veshjet të përshtatshme për çdo rast, si ditën ashtu edhe mbrëmjeve.

Ngjyrat janë nga më të ndryshmet edhe materialet po ashtu. Të ngjyrosura në hije pastel, ndoshta të kombinuara me një xhaketë lëkure, do të na japë një pamje më të hijshme. Por ky nuk është i vemti kombinim, për më shumë po ju japim disa ide ku mund të frymëzoheni.

   

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF