KreuFashion

Dasmë në pranverë? Ja si të visheni

Pranvera është një ndër stinët më të bukura, jo vetëm për diellin, lulet aromat edhe ngjyra që ajo sjellë, por edhe për faktin se moti është më i mirë. Prandaj dhe shumë çifte zgjedhin pikërisht këtë stinë për të lidhur jetën me njëri-tjetrin. E ndërsa na vjen ftesa për dasmë, pyetja e parë që na vjen ndër mend është: çfarë do vesh?

E dimë që ju duket e vështirë të gjesh veshjen e duhur, prandaj po ju japim disa këshilla. Fillimisht duhet të merrni parasysh tre detaje tejet të rëndësishëm: lloji i ceremonisë, vendi dhe stili juaj personal.

“Sipas vendit bëhet kuvendi”, thotë një shprehje e urtë popullore, andaj duhet të dini nëse dasma është në fshat apo qytet, ditën apo në mbrëmje, pasi çdo situatë donë përshtatjen e vet. Për shembull, nëse dasma është në fshat duhet të zgjidhni patjetër disa këpucë që nuk ngecin në barë. Gjithsesi, ja ku i keni disa sugjerime.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF