Ditët e pranverës janë më të bukurat, me diell dhe të ngrohta, ato na bëjnë të ndihemi gjithnjë më të gëzuar. Dielli shkëlqen sigurisht, por ndoshta nuk ngroh aq sa të mund të vishnim rroba të holla pa pasur nevojë për diçka tjetër.
Pallto apo xhup përjashtohet si mundësi, prandaj ajo që na duhet dhe që është ideale, është një triko. E gjatë, e mesme apo e shkurtër, ajo është kaq praktike dhe e kombinueshme me çdo veshje tjetër dhe me çdo situatë.
Gjithsesi ne po ju propozjmë gjashtë kombinime të mrekullueshme ku ju mund të bazoheni, por edhe të frymëzoheni për të krijuar kombinime të tjera tuajat.