E mbajtën të fshehtë për shumë gjatë, por më në fund Marini e deklaroi: bashkëshortja e tij ishte në pritje të ëmbël. “Edhe pak, djali i tretë. Shtëpia plot”, shkruajti ai në fotot ku shihej buzë detit me Dorinën dhe djalin e vogël. Me fjalët e përzgjedhura, Orhanasi zbuloi edhe gjininë e fëmijës që po vinte në jetë.
Sot, pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi. Familjes i është shtuar një tjetër vogëlush, për të cilin Dorina dhe Marini kanë menduar një emër shumë të veçantë: Ueis! “Mirëseerdhe bir. Zot, falemnderit që e përkëdhele përsëri familjen tonë”, ka shkruar aktori, ndërsa së bashku me djalin e madh shihen krah shtratit të Dorinës dhe Ueisit. Marini është shprehur shumë herë se dëshiron një familje të madhe, ashtu siç meriton të mbushet shtëpia.
Urimet për aktorin kanë qenë të shumta, ashtu sikurse nuk kanë munguar edhe fjalët e përzgjedhura nga kolegët. Shumë urime, familjes!