Yjet amerikanë presin me padurim fillimin e Coachella-s. Duke qenë se Kardashianet janë aktualisht shumë të zëna duke kryer detyrat e mëmësisë, më në fund festivali solli të tjera lajme e emra përveç motrave të famshme. Performancat e Beyonce dhe Cardi B çmendën publikun, duke bërë që kjo Coachella të mbahet mend për shumë gjatë. Ajo që tërhoqi vëmendjen e plotë, ishte në fakt Rihanna, me transformimin e saj rrënjësor…
Të pranishmit në natën finale të festivalit me siguri nuk e kanë vënë re prezencën e artistes, pasi kjo e fundit kishte zgjedhur paraqitjen që shihni në imazhin e mësipërm. Një zgjedhje e tillë nuk ka ardhur e inspiruar nga vetë Riri, por vjen drejtpërdrejt nga pasarela e Gucci-t për Vjeshtën e 2018-tës. Siç ndodh shpesh, Rihanna është kujdesur të shtojë edhe nga vetja, duke ‘grimuar’ sytë me gurë të shndrritshëm, që kombinoheshin më së miri me bizhuteritë dhe shkëlqimin e thonjve, punuar ekstra për Coachella-n.
Reagimet e fansave nuk kanë qenë ndër më të mirat, madje disa prej tyre kanë shkruar se kjo do të ishte paraqitja ideale për Halloween-in e ardhshëm. Po ju, ç’mendim keni për një kombinim të tillë?