Nëse keni nisur për të parë qoftë edhe një episod të vetëm të “Burrit dhe gruaja” tek “Më fal për shprehjen”, padyshim keni kaluar nga videoja në video, pasi spontaniteti në aktrim i Elvis Pupës dhe Egla Cenos dhe ngjarjet që trajtohen bëjnë që çdo çift ta gjejë veten.
Egla Ceno ka interpretuar karaktere të ndryshme gjatë karrierës së saj, por spikati edhe më shumë në rolin e bashkëshortes së Visit. Sot ishte e ftuar tek “Rudina”, për të folur për projektin e saj më të fundit në teatër “Natën, ma”, por hyrja e saj ishte krejtësisht shumë e veçantë: këmbëzbathur.
Aktorja kishte zgjedhur një fustan me lule, shumë pranveror, flokët kaçurrela si gjithnjë dhe në këmbë nuk kishte veshur këpucë. E pyetur përse kjo zgjedhje, Egla ka treguar se nuk ka qënë një qëllim në vetëvete për të tërhequr vëmendjen apo për të bërë diçka ndryshe, por më tepër ishte një vendim praktik.
“Po vij nga puna, kisha këtë fustanin e bukur, por kisha një palë atlete pune që nuk i shkonin dhe vendosa të shkoj me çoprapet e Zotit”, u shpreh ajo.