KreuCelebrity

Luana Vjollca lë këtë mesazh për fansat

Pak kohë ka kaluar që nga përfundimi i sezonit të parë të emisionit të suksesshem “Shiko kush Luan”, moderatorja e të cilit ishte personazhi i njohur, Luana Vjollca. Shumëkush do të merrte kohë për veten pas një pune intensive, por mesa duket, Luana nuk mendon njësoj si të tjerët.

Postimet në rrjetet e saj sociale kanë qënë të shpeshta, duke mos lënë vend për hamendësime për mënyrën sesi ajo i kalon ditët. Megjithatë, me anë të postimit të fundit, Luana ka menduar t’ju japë informacion fansave të saj se ajo nuk do të mungojë më nga bota e televizionit.

Një nga fotot më të fundit që ajo ka postuar, shpjegon se është duke punuar për projekte të reja, që do t’i shohim të realizuara së shpejti në ekran. Dixhitura që e shoqëron foton, “Ju kisha munguar? Shihemi shpejt me projekte të reja. Shijoni fundjavën”.

Nuk kemi informacione të sigurta nëse projektet e saj të fundit përfshijnë një edicion të dytë të “Shiko kush Luan”, apo nëse ajo do të sjellë diçka të re në fushën e muzikës, fushë kjo që Luana ka disa vite që eksperimenton. Le të presim dhe të shohim se çfarë ka rezervuar për ne Luana në sezonin e nxehtë që po vjen.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF