KreuCelebrity

Jennifer Aniston sapo u dha një mësim të mirë të gjitha vajzave që mbyllen në shtëpi kur ndahen nga i dashur

Ajo mbështet martesa e Hollivudit, pavarësisht nga dhimbja e saj që po kalon muajt e fundit.

Jennifer Aniston ishte atje, festën e Gwyneth Paltroë të shtunën në mbrëmje, për të qenë pranë ditë në një ditë kaq të lumtur. Ishte një party ektravagante në Teatrin e Los Anxhelosit, por të gjithë po e quajnë si dasmë të fshehtë. Megjithatë, përtej kësaj, prania e Jennifer na lumturoi më tepër. Aktroja dukej shumë e lumtur, e qeshur, ndërsa sa i përket pamjes së jashtme mendojmë që nuk ka nevojë që t’jua themi që dukej e mrekullueshme.

Ok, po e themi sepse me të vërtetë dukej e mrekullueshme. Ajo shkëlqeu me një fustan të zi, të gjatë, të ngushtë pas trupit dhe me flokët ashtu siç jemi mësuar ta shohim prej vitesh; të lëshuara me onde shumë të lehta. Jennifer la pas problemet e saj me martesën e fundit, u zbukurua, veshi në fytyrë një buzëqeshje dhe gati për të festuar, për të qenë pranë mikeshës së saj!

Një mësim, për të gjithë vajzat kjo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF