KreuCelebrity

Jona Spahiu nuk e mban më të fshehtë, zbulon më të renë në jetën në çift me Frenklin!

Sa më shumë kalon koha, aq më tepër vëmendja përqendrohet tek lidhja e Jona Spahiut. Arsyeja? Ajo dhe Frenkli janë ndër çiftet më të rinj në shoubizin shqiptar, kështu që gjithçka ndodh më tej shtyn publikun të jetë sy e veshë për të rejat më të fundit.

Ishte fillimisht emisioni radiofonik ‘Chaud Patate’ që zbuloi se Jona dhe Frenkli do ta kurorëzonin dashurinë me martesë, ashtu sikurse bënë të ditur (sipas burimeve të afërta) se moderatorja është në pritje të ëmbël. E ftuar në ‘Thumb’, Jona ka konfirmuar një nga dy lajmet. “Së shpejti, ndoshta”, i është përgjigjur Spahiu pyetjes për një dasëm të mundshme. Sa për shtatzëninë, Jona ka refuzuar të prononcohet për zbulimin e ndonjë informacioni të mëtejshëm.

Duke marrë parasysh që 2018-ta është cilësuar ndryshe si viti i prindërve VIP, nuk është çudi që lajmi të jetë i vërtetë. Por, për momentin, na mjafton të dimë që po, shumë shpejt do të shohim një tjetër dasëm të bujshme! Se kur, mbetet për t’u parë…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF