KreuCelebrity

Kylie Jenner nxjerr Stormi-n në shëtitje si të ecte në pasarelë

Të enjten, Kylie Jenner porstoi këtë foto në Instagram me Stormi, duke bërë një xhiro rreth lagjes. Por ajo nuk është njeri dosido, ajo është Kylie Jenner, kështu që kjo nuk do të ishte thjesht një xhiro me fëmijën e saj. Ajo u vesh për rastin e duhur, duke zgjedhur një fustan Fendi, çizme neutrale dhe çorape të bardha.

Detaji tjetër është që ajo kombinoi karrocën e Stormi me veshjen e saj, gjithashtu të dizenjuar nga Fendi.

Karroca vetëm, pa e përfshirë mbulesën e pellushit, kushton 1900$. E kush thotë që një ecje pasdite me fëmijën tënd nuk mund të jetë pasarelë mode? Ajo po ecën duke e trajtuar rrugën si të ishte e gjitha e vetja.

Jenner po sigurohet që Stormi të jetë në koherencë me të gjitha trendet, pasi Fendi është duke bërë bujë tani. Kim Kardashian është gjithashtu fanse e lookut me logo, Nicki Minaj gjithashtu veshi diçka të ngjashme në videoklipin e saj të ri „Chun-Li.“

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF