KreuCelebrity

Princ Harry dhe Meghan Markle nxjerrin një tjetër sekret nga dasma!

Detajet e dasmës mbretërore po plotësohen në një të tëre dhe më në fund po ndahen me publikun. Pak ditë më parë u shpall se luleshitësi i pozicionuar në Londër, Philippa Craddock do të dizenjojë buqetat si për ceremoninë në Kishën St. George dhe në pritjen në hollin e St. George.

Ajo dhe ekipi i saj do të përdorin lule sezonale dhe vendase. “Jam e emocionuar dhe e nderuar që jam përzgjedhur nga Princ Harry dhe Znj. Megan Markle për të dizenjuar dhe krijuar buqetat e tyre të dasmës. Të punuarit me ta ka qënë e gjitha kënaqësi. Proçesi ka qënë tepër bashkëpunues, i qetë, kreativ dhe argëtues,” thotë Craddock.

“Dizenjimi përfundimtar do t’i përfaqësojë ata si ccift, gjë të cilën gjithmonë e synoj ta arrij në punën time, me burime lokale, sezonale dhe të qëndrueshme.”

U zbulua gjithashtu se çifti i lumtur ka në plan t’i dhurojë lulet për bamirësi. Se cila organizatë do t’i marrë lulet, nuk është bërë ende publike.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF