KreuCelebrity

Elvana, abuzim me injeksione apo dështim në fotoshop? Fansat: ‘Të ka ikur buza shtrembër!’

Nuk kanë kaluar shumë ditë nga publikimi i ‘Off Guard’. Menjëherë pas klipit, Elvana dha një tjetër lajm të gëzueshëm: Gjata ishte pjesë e albumit të ri të Poo Bear. E teksa po përpiqet të shijojë në maksimum të gjithë rezultatin e punës së bërë deri më tani, fansat e kanë përqendruar vëmendjen tek një tjetër detaj.

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

Gjithçka lidhet me foton e fundit të publikuar nga Elvana, ku shihet me një stil flokësh ndryshe dhe grim shumë pranë natyrales. Mirëpo, ndjekësit kanë vënë re një tjetër detaj. Duket sikur ana e djathtë e buzës së këngëtares është më e fryrë se pjesa tjetër. Shumica kanë nisur kritikat për ekzagjerimin me injeksione për imazhin e buzëve të plota, ashtu sikursr ka patur dhe nga ata që mendojnë se ky është thjesht një dështim i radhës në fotoshop, fenomen që e kemi parë shpesh nga personazhe shqiptarë e të huaj.

E nëse vërehet me kujdes, diçka nuk shkon me buzën e Elvanës në këtë pozë. Të jetë vallë edhe efekti i dritës?…Ç’mendim keni ju?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF