KreuCelebrity

Rudina Dembacaj dhe Agron Llakaj, bashkë në të njejtin format? Ja çfarë pritet të shohim!

Një ndër konfliktet më të bujshme të televizioneve shqiptare ishte dhe ai mes Rudina Dembacaj dhe Agron Llakaj. Dikur së bashku në Al Pazaar, aktorët nuk u ndanë mirë në kohën e largimit të Dembacaj nga spektakli i humorit. Por, duket se të dy do t’i shohim përsëri bashkë në ekran…

Sipas ‘Chaud Patate’ në NRG Radio, i ftuari i radhës në ‘Në kurthin e Piter Pan’ do të jetë Agron Llakaj. Duket si diçka që nuk do të kalojë pa zhurmë, pasi në po të njejtin format, Rudina merr pjesë si personazhi qendror për të argëtuar edhe më tej fëmijët. Cili do të jetë vendimi i Dembacaj: do të qendrojë në skenë si në çdo puntatë tjetër apo do të vendosë të mos jetë prezente në atë mbrëmje?

Në një nga intervistat e fundit, Rudina u shpreh se i vetmi personazh që nuk do të ftonte kurrë në ‘Mos i fol shoferit’ do të ishte pikërisht Llakaj. Duke marrë parasysh natyrën e saj sportive, vështirë të mendosh se Rudina do ta shmangë këtë përballje. Megjithatë, mbetet për t’u parë…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF