Mariah Carey u diagnostikua me çrregullim bipolar në vitin 2001, kur u shtrua në spital, pasi pësoi një krizë nervore dhe fizike. Në atë kohë, ajo thoshte se nuk e besonte që diagnoza ishte e vërtetë.
Në fillim, ajo nuk po kërkonte trajtim për çrregullimin e saj bipolar, por kohët e fundit ndërroi mendje, pasi ajo deklaron se vitet e fundit kanë qënë “vitet më të vështira që kam kaluar.” Në 2014 ajo u divorcua nga bashkëshorti i saj Nick Cannon, me të cilin kishte dy fëmije. Më pas u fejua me biznesmenin Australian James Packer, me të cilin u nda në vitin 2016. Emisioni I saj “Mariah’s Ëorld” u anullua pas një sezoni, duke e vazhduar kështu sagën e ngjarjeve fatkeqe.
“Kam jetuar në vetëmohim, izolim dhe në frikë të vazhdueshme se dikush do të më ekspozonte. Ishte barrë shumë e rëndë për t’u mbajtur dhe thjesht nuk mund ta bëja më. U dorëzova dhe fillova trajtimin, vendosa të mbaj afër vetes vetëm njerëz pozitive dhe iu riktheva asaj që dua – shkruajta tekste këngësh dhe bëra muzike.”
Carey është tashmë në terapi dhe me kurim ilaçesh për bipolaritet II, i cili përfshin depresionin. Ajo thotë se kura e saj nuk i jep efekte anësore lodhjeje apo plogështie. Për një kohë të gjatë ajo mendoi se kishte një çrregullim të rrallë gjumi, pasi thuajse nuk flinte kurrë, punonte vazhdimisht dhe kishte frikë konstante se mos i zhgenjente njerëzit rreth e rrotull vetes. Kjo u diagnostikua si mani, jo si insomnia.
“Ndihesha kaq e vetmuar dhe e mërzitur – madje dhe fajtore që s’po bëja atë çfarë duhej për karrierën time,” thotë ajo.
Këngëtarja, e cila ka 18 këngë hite dhe ka shitur 200 milionë disqe, është rikthyer ne studio duke punuar për një album që pritet të dalë këtë vit. Ajo shprehet se gjëndja e saj ka ndryshuar për mirë dhe se ndihet rehat mjaftueshëm sa për të diskutuar rreth çrregullimit të saj bipolar.
“Kam shpresë se mund të arrijmë në një situatë që frika thjesht hiqet nga njerëzit që i kalojnë të gjitha vetem,” tha ajo. “Mund të jetë tmerrësisht shumë izoluese. Nuk ka përse të të definojë ty dhe unë refuzoj ta lejoj të më definojë apo kontrollojë mua.”



















