E njohim të gjithë si djali i ‘Vizion Plus’ dhe lajmi se ai do të largohej nga ekrani ku ishte rritur profesionalisht, të gjithëve na bëri habi. Me mbylljen e emisionit ‘Oktapod’, u përfol se Turjan Hyska do të largohej nga ‘Vizion Plus’ drejt ‘Klan Plus’, aty ku do të nisë një emision pak a shumë të ngjashëm, por duket se asgjë këtu nuk është e vërtetë.
Vetë moderatori, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar se ky nuk është aspak një lajm i vërtëtë! Ai do të vijojë të qëndrojë në ekranin e ‘Vizion Plus’ ku po përgatitet për projektet e tij më të reja, e ndërkohë që vijon të moderojë emisionin “Tornado me para”.
Kur një lajm i tillë u përhap me shpejtësi, pa dyshim të gjithë filluam të mendojmë edhe për Orinda Hutën duke e vënë në dyshim pozicionin e saj..siç ndodhi edhe me Luanën kur mësuam se Marina do të largohej në TV Klan. Por asgjë nuk është e vërtetë! Turi do vijojë të qëndrojë në Vizion Plus, aty ku jemi mësuar ta shohim prej kaq shumë vitesh.



















