Dita nisi me një surprizë nga bashkëshorti i saj, Bes Kallaku, një dhomë e mbushur me tullumbace ngjyrë rozë dhe gri metalixato, me një buqetë të madhe me lule, për të vijuar më pas me urime të shumta nga familjarët, miqtë, por edhe fansat. Më pas si për të mbyllur mbrëmjen, të gjithë u mblodhën në një darkë speciale, ku mbretëresha ishte pikërisht ajo, Xhensila Myrtezaj.
Ky 25-vjetor, ishte ndryshe për këngëtaren, pasi ajo është në një pritje të ëmbël.
Në këtë ditë kaq të veçantë për të, Xhensila kishte zgjedhur që të vishje një fustan ngjyrë bojëqielli të shkurtër, sigurisht duhet të ketë kshtuar shumë, pasi siç Besi na tregoi, ajo nuk është si shumë gra të tjera shtatzënë që kanë neps për ushqime, por për fustane të shtrenjta. Linjat e saj trupore janë në formën e tyre më të mirë, duket që nuk ka shtuar shumë kg…i ka rënë një nur i bukur…
Pas nuk mbetet edhe Besi, i cili ishte kombinuar shumë bukur me Xhensilës me një xhaketë ngjyrë bojëqielli, që shkonte shumë bukur me me fustanin e bashkëshortes së tij.
Ah dhuratat? Xhensila nuk ka nguruar të na i tregojë…



















