KreuCelebrity

Sa shumë është rritur Ameli, tani del shëtitje dorë për dore me Miriamin, si të ishin dy shoqe

Ashtu sikurse ndodh në të shumtën e rasteve, kur çiftet bëhen me fëmijë, tashmë pjesën më të madhe të rrjeteve sociale e zënë fotot me fëmijën.

Ndryshe nga shumë kohë më parë, tashmë fotografia nuk shërben më vetëm si një kujtim, që do të ruhet në sirtarë dhe të rikthen pas në kohë kur nisë të shfletosh albumin. Sot është shndërruar, ashtu siç duhet të jetë, në një art më vete ku kompozimi i ngjyrave, pozimi, ambienti, veshja dhe gjithça që duket duhet të jetë në formën e saj perfekte, për ta “merituar” që të postohet në rrjetet sociale, ku e shohin miqtë e tu virtualë. Kujtimi në një foto ka kaluar në një plan të dytë.

Edhe Miriami, bën pjesë në grupin e atyre nënave ku rrjetet sociale janë “pushtuar” nga fotot të Amelisë, e cila duket se është ambjentuar shumë me aparatin, ose ky i fundit e do shumë atë, pasi gjithmonë del kaq shumë bukur në foto. Pak orë më parë, këngëtarja ka ndarë me ne dy foto teksa del shëtitje me Amelinë…Ajo është rritur aq shumë tashmë, saqë shumë shpejt, do të themi që Miriami doli shëtitje me shoqen dhe jo me vajzën.

Sa shpejt që ikën vitet…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF