Xhensila ka sot ditëlindjen! Dita e saj ka nisur me një suprizë nga bashkëshorti i saj, Bes Kallaku i cili edhe në këtë ditë, ai ka ditur ta lumturojë atë. Një dhomë e mbushur me tullumbace që kishin “pushtuar” tavanin dhe një buqetë e madhe me trëndafila. E kush vajzë nuk do dëshironte të zgjohej kështu…Xhensila e ka këtë fat.
Mirëpo nuk është mbyllur me kaq. Mbrëmja ka vazhduar me një darkë ku çdo gjë është e personalizuar, me një arredim elegant ku dominon ngjyra e zëzë dhe gol, shumë klasike dhe elegante njëkohësisht. Ajo që të gjithëve na tërhoqi vëmendjen ishte numri i madh i të ftuarve. Çifti ka zgjedhur që këtë ditë kaq të rëndësishme, ta festojnë në shoqërinë e familjarëve dhe miqve të tyre më të ngushtë që në raste të tilla e bëjnë edhe më të bukur një ditëlindje.
Ah nëse po pyesnit për moshën…Xhensila mbush 25 vjeç.



















