Pas shumë e shumë dyshimesh, Besi dhe Xhensila e konfirmuan se do të bëhen prindër për herë të parë.
Ndonëse ishte përfolur prej shumë kohësh që Xhensila është në një pritje të ëmbël, për arsye të ndryshme këngëtarja zgjodhi të mos konfirmonte lajmin. Flitet se ajo është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, dhe sigurisht siç ndodh në të tilla raste ka shumë kureshtje për të ditur se si po i ecën shtatzënia, a ka shtuar në peshë dhe mbi të gjitha a ka neps.
Për pyetjet e para nuk ka përgjigje, por sa i përket nepsin, Besi na ka zbuluar se Xhensila nuk është si të gjtiha gratë e tjera shtatzënë. I ftuar tek ‘E diela Shqiptare’, në rubrikën ‘Për drekë me mua’, aktori ka rrëfyer se Xhensila ka shumë neps, por jo për gjëra për të ngrënë, por për fustane.
“Ka neps, po ka neps fustanesh dhe këpucësh. Ka neps çizmesh. Ça është ky lloj nepsi mo vlla. Ha moj gru buk se je shtatzënë, ça është kjo lloj buke. 1000 euro fustan…”, u shpreh ai.
Epo këtë neps vajzat e kanë gjithmonë, jo vetëm kur mbeten shtatzënë…duhet të ishe mësuar tashmë Besi!



















