Nëpërmjet disa miniskenave të postuar në Instagram, e mësuam që klipi më i ri i Encës që mbante titullin ‘Dua’ do të ishte paksa provokues, nisur nga veshjet e saj, por askush nuk e kishte menduar që do të kishte këto skena.
Enca di gjithnjë sesi të provokojë publikun, por në rastin e fundit kënga “Dua” ku rrëfehet historia e një vajze, e cila dashuron një burrë të martuar, ngjalli shumë debate, ku nuk munguan edhe ofendimet. Sipas Encës, ky ishte një problem që ekziston në çdo shoqëri, dhe merita e saj qëndron në faktin se nuk ka frikë të thotë me zë, atë që shumë vajza të tjera janë përpjjekur ta fshehin.
Një klip me skena “të nxehta” dhe sigurisht ishim shumë kureshtarë të mëonim se si ka qenë reagimi i familjarëve të këngëtares, pasi kanë parë video. Mbeshtetja e familjes, tregon Enca, ka qenë në çdo projekt muzikor dhe sigurisht nuk ka munguar as kësaj here. Ajo është ndalur tek telefonata e gjyshit të saj, i cili e ka përgëzuar atë, gjë që nuk e kishte pritur.
“Më mori në telefon gjyshi dhe më tha “të lumtë, të lumtë, të lumtë! Ke bërë art”. Unë gjyshim e kam shumë ‘cool’, ai është artist vetë”, u shpreh Enca.
Dhe Enca ka shumë të drejtë. Ajo ka një gjysh shumë trendi…



















