KreuCelebrity

Përse përfundoi miqësia dhe ortakëria me Renaton? Oriela Nebiaj tregon arsyen

Kur Renato Mekolli festoi 1 vjetorin e krijimit të restorantit të tij në kryeqytet, të gjithëve na tërhoqi vëmendjen mungesa e Oriela Nebiajt, e cila përveç se bashkëpronare, ishte edhe një mikeshë shumë e ngushtë e tij. Thuhej se Ori  ishte në një udhëtim në Itali, dhe për shkak të angazhimeve të shumta, e kishte të pamundur që të ishte pjesë e kësaj feste, por më pas u mësua se miqësia dhe partneriteti në biznes mes tyre kishte marrë fund.

E ftuar në “Një kat më lart”, Ori është ka komentuar për herë të parë për arsyet që çuan në prishjen e ortakërisë me Renaton dhe më pas miqësisë, por duke theksuar se nuk ka pasur asnjë sherr mes tyre, thjsht gjërat nuk kishin shruar ashtu siç ishte menduar.

“Unë me Renaton kisha një bashkëpunim, ishim miq dhe bëmë bashkë një biznes. Një biznes me ortak që nuk mendoj se jam e para kur prishen ortakët. Biznesi është biznes dhe ka bërë që të prishen vëllezërit, shok… Unë vetë zgjodha që të isha pjesë e atij biznesit, dhe unë zgjodha që të mos isha. Nuk ka pasur një sherr, ishin shumë rrethana. Unë u lodha, nuk doja diçka që të më stresonte aq shumë, nuk e shihja më veten që të qëndroja me orë të tëra në restorant duke takuar dhjetëra njerëz. Nuk kemi më komunikim e Renaton”, u shpreh Ori.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF