KreuCelebrity

Kostumi nga ZARA, por Nora bën një tjetër blerje të guximshme për paraqitjen e saj të fundit!

Nora Istrefi njihet për veshjet e saj të shtrenjta. Kemi lexuar për xhupat mbi 1000 euro, fustane per femra edhe më të shtrenjta, por këtë herë duket se Istrefi ka sjellë një kombinim të guximshëm. Veshur kokë e këmbë me të bardha, Nora ka realizuar një tjetër set fotografik.

‘Whattheywearin’ ka zbuluar se kostumi në foto mban emrin e ZARA-s, e jo më kot përfshihet tek blerjet e lira të këngëtares. Kosto pothuajse 100 euro duket e përballueshme nga të gjithë, sidomos nga ato vajza që janë të apasionuara pas stilit në tërësi. Por, ja që Nora nuk e ka lënë me kaq, pasi atletet kushtojnë shumë herë më shumë se sa i tërë kostumi bashkë. Louboutin Vieira Calf mbajnë çmimin prej 495 euro, duke i shtuar kështu shumë më shumë vlerën kombinimit të Istrefit.

https://www.instagram.com/p/BhM1IZ9H5xX/

Me pak fjalë, nëse po mendoni për një paraqitje ‘all in white’, ZARA do të ishte sugjerimi i duhur. Sa për atletet…varet sa shumë e doni modën!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF