Ryan Reynolds është cilësuar gjithmonë si ‘bashkëshorti ideal’, e kjo prej faktit të thjeshtë se në pothuajse çdo intervistë, shprehet plot dashuri për bashkëshorten dhe fëmijët. Duke qenë se si ai, ashtu dhe Blake Lively janë ndër më të famshmit në Hollywood, thashethemet për ta nuk mungojnë kurrë. I tillë ishte dhe ai për ndarjen e çiftit, që filloi të qarkullonte në rrjet ditët e fundit.
Një tjetër lajm që u pa rreth dy ditë më parë vinte nga Yahoo Entertainment, ku citohej se Reynolds i ishte bashkuar të ëmës dhe Blake në paraqitjen në tapetin e kuq. Aktori jo vetëm që e kishte lexuar një status të tillë, por dhe kishte nxituar që të kthente përgjigje. “Nuk do të ndahemi kurrë. Ajo do të jetë gjithmonë mamaja ime, pavarësisht gjithë sasië së marijuanës që konsumon së bashku me miqtë e saj”, ka shkruar Ryan në Twitter, e ndjekësit nuk kanë ndalur me komente plot humor.
Duket se çifti nuk interesohet shumë mbi atë çka thuhet për ta, madje ky postim i fundit i Reynolds vërtetoi që thashetheme të tilla janë thjesht humor për Blake dhe Ryan. Pas ndarjes së Jenna Dewan dhe Channing Tatum, një divorc tjetër do të ishte i tepërt…



















