KreuCelebrity

Evi Reçi rikthehet krejt ndryshe, ja se ku do ta shohim këtë herë!

Evi Reçi po shijon jetesën në Firenze, ashtu sikurse nuk e braktis asnjëherë skenën shqiptare. Edhe pse nuk sjell projekte të vazhdueshme, nuk mund të themi se dëgjojmë rrallë nga Evi. Këtë herë, Reçi do të vijë krejt ndryshe, jo në rolin e këngëtares, as atë të gazetares, por të aktores.

A post shared by EVI RECI (@evireci)

Nuk bëhet fjalë për film, por për klipin e ri të Dren Abazit, i cili ka preferuar kolegen për të realizuar videon e këngës së re. “Deja vu”, është titulli i projektit, ndërsa Dreni ka publikuar një foto nga klipi. Evi, e zhytur në vaskë, me një gotë vere në dorë, është imazhi që Abazi ka zgjedhur për të ngacmuar ndjekësit. Kënga pritet të publikohet më 10 prill, ndërsa mesa kuptohet xhirimet janë realizuar në Firenze.

https://www.instagram.com/p/BhKKnZuFr7w/

Nuk shohim shpesh bashkëpunime të kësaj natyre, kur të tjerë këngëtarë bëhen protagonistë të klipeve të artistëve. Por, nuk do të ishte keq të shihnim më shpesh të tilla realizime!

A post shared by EVI RECI (@evireci)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF