Thonë se çdokush e ka një sozi diku nëpër botë. Natyrisht, mund të mos i rastisim kurrë në jetë, edhe pse duket disi e çuditshme që të shohësh dikë të ngjashëm me veten, pa patur lidhje gjaku. Era Rusi duket se e ka gjetur ‘binjaken’ e saj, e le të themi se personin në fjalë e njohim të gjithë.
Këngëtarja do të jetë e ftuara speciale në spektaklin e humorit ‘Portokalli’, ndërsa do të jetë Florjan Binaj ai që do të imitojë Erën këtë të diel. Me paruke të verdha, i grimuar dhe me mimikën si këngëtarja, Binaj dhe Rusi nuk duket se kanë ndonjë dallim të madh nga njëri-tjetri në foton e realizuar së bashku. Imazhin e ka shpërndarë vetë Era në rrjetet sociale, duket shkruar: “Sozia ime është më kinge se sa unë. Si thua, Florjan Binaj?”
‘Portokalli’ ka vënë në lojë shumë herë personazhet e ekranit, e disa prej tyre nuk e kanë patur problem t’i bashkohen performancës së aktorëve. Me kaq sportivitet e ka marrë edhe Era. Ngjajnë vërtetë, apo jo?



















