KreuCelebrity

Sa shumë që ka ndryshuar Stresi, kush e mendonte që do bënte dedikime të tilla për të fejuarën!

‘Bad boy for life’, ishte ky pseudonimi që Stresi i kishte vënë vetës se tij. Por muajt e fundit, reperi nuk është më ai ‘bad boy’ që jemi mësuar ta shohim prej shumë kohësh, si psh ai djali që arratisej nga dhoma e paraburgimit, apo që poston foto duke mbledhur hashash me lopatë.

Tashmë postimet e tij në Instagram janë foto me partneren e tij, tani më e fejuar. Vetëm pak kohë më parë ai u fejua me Kejsin, e ndërsa dedikimet për të nuk kanë fund. Çifti ka nisur bashkëjetesën dhe nëpërmjet një fotoje në rrjetet sociale, Stresi na ka prezantuar me me një pjesë të shtëpisë së tij, por ajo që na tërhoqi me tepër vëmendje ishte mbishkrimi i fotos: Personi im i preferuar.

Sa shumë ka ndryshuar  Stresi që pas lidhjes me Kejsin…për mirë e kishim fjalën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF