KreuCelebrity

Jona ndan momentet plot humor krah partnerit, tregon se si e imiton ky i fundit!

Ndonëse mund ta mbante ende të fshehtë, Jona Spahiu vendosi ta deklaronte lidhjen e saj. Frenkli quhet djali që i ka rrëmbyer zemrën moderatores, ndërsa i kemi parë në udhëtime të shumta, sidomos jashtë vendit. Me aq sa shihet, çifti po ja kalon më së miri, ndërsa Jona poston sa herë mundet foto krah partnerit.

Këtë herë, postimi i saj i fundit ka qenë nga ato më komikët. Në një marrëdhënie, çaste si ky duket se e forcojnë edhe më shumë lidhjen e këtë Spahiu nuk ka patur ndrojtje ta ndajë me fansat. Frenkli, me dorën e ngritur afër kokës, kthyer në profil – duket se i dashuri i moderatores e sheh kështu Jonën sa herë që pozon për aparatin fotografik. “Frenklo, si bën Jona kur del në foto?”, ka shkruar Spahiu përsipër imazhit, për të treguar se si Frenkli e imiton në momente si ky. Duke qenë se është një ndër vajzat më të njohura të ekranit, imazhet e realizuara nga moderatorja janë të shumta dhe këtë e kemi parë edhe nga rrjetet sociale.

Epo, ka disa gjëra që djemtë nuk do t’i kuptojnë ndonjëherë, siç është edhe pozimi plot feminitet. Megjithatë, gjest i ëmbël ky nga ana e Frenklit, apo jo? Sepse në fund të fundit, pa ngacmime të tilla lidhjet nuk do të kishin magjinë që kanë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF