Të jesh i famshëm nuk është gjithmonë e lehtë. Madje, personazhet e njohur janë gati të bëjnë gjithçka për të dëshmuar se sa të lodhur janë nga fama. Një përplasje ne fansat ka patur edhe Rita Ora, e cila ka postuar një foto provokuese për të uruar Pashkët.
https://www.instagram.com/p/BhCvEa7nOky/
Veshur vetëm me mbathje, bluzë të shkurtër dhe me dy veshë lepurushi në kokë, Ora ka shkruar: “Gëzuar Pashkët”. Ndonëse për shumicën e ndjekësve kjo ka qenë mënyra ideale për të dhënë një urim ndryshe, të tjerë kanë patur një qendrim krejt të kundërt. “Është e diela e Pashkëve, jo festë e Playboy”, është shprehur njëri nga komentuesit. “Domethënë kështu i feston Pashkët ti? Çfarë është kjo festë për amerikanët?”, ka shkruar një tjetër.
“Sinqerisht, është një festë spirituale që nuk mund të evuolojë në termat e parasë”, ka thënë një nga fansat, ndërsa ka patur dhe nga ata që e kanë cilësuar si mosrespektim të figurës së Jezusit. Siç dhe mund të kuptohet, Rita nuk ka kthyer përgjigje, duke iu lënë vend kështu vetëm komenteve pozitive.



















