KreuCelebrity

Burrat veç, gratë veç/Ja pse Ermali dhe Joeli i munguan shëtitjes së Amit dhe Sias!

Mund të jetë fundjavë, por ende nuk ka ardhur e diela. E kemi thënë që dita e shtatë e javës duket se i dedikohet gjithmonë familjes, tryezës së shtruar, atmosferës së ngrohtë të shtëpisë…Ndërsa e shtuna, ka një tjetër frymë.

Mëngjesi e gjeti Amin dhe Sian në një shëtitje në park. Ngritëm pyetjen: ‘Po Ermali me Joelin pse nuk i janë bashkuar vajzave?’, ndërsa Mamaqi e ka dhënë vetë përgjigjen para pak minutash. Të dy së bashku, e kanë kaluar kohën duke u marrë me ‘punë djemsh’, siç është edhe stërvitja fizike. Teksa Ermali stërviste këmbët, Joeli e ndihmonte për rezultate më të mira, duke shërbyer si peshë ekstra për të atin. “Po stërvitem fort dhe po kënaqem shumë”, ka shkruar Mamaqi në videon e publikuar, ndërsa Joelin e ka quajtur ‘asisten personal’.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)

Me pak fjalë, kjo e shtunë i ka ndarë detyrat në familje: vajzat me vajzat dhe djemtë me djemtë. Disa ditë, kalohen dhe më bukur kështu, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF