KreuCelebrity

Sportive dhe pa make up, Ami del shëtitje me vajzën…po Ermali dhe Joeli ku janë?

Përjashtë frynë erë, por erë e ngohtë. Dielli herë ikën dhe herë vjen, por fatmirësisht shi nuk po bie. Është pushim dhe dikush ka zgjedhur bregdetin, disa liqenin, disa të tjerë natyrën, por diçka është e sigurt askush nuk është në shtëpi. Këtë gjë ka bërë edhe Ami me vajzën e saj të sapolindur, Sian. Ka veshur kostumin sportiv, flokët e kapura topuz, asnjë shenjë make up në fytyrë dhe ka dalë të shëtisë me vajzën.

Po Ermali dhe Joeli? Ata me siguri do kenë dalë së bashku. E kanë ndarë të shtunën, vajzat veçantë dhe djemtë veçantë.

Sia erdhi në jetë pak ditë më parë. Lajmin e bukur se familja e tyre është bekuar për të dytën herë, kësaj radhe me një vajzë, e dha vetë moderatori nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Vajza e sapo lindur e çiftit mban emrin e këngëtares së njohur, Sia, një emër shumë i shkurtër dhe i thjeshtë për t’u mbajtur mend.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF