KreuCelebrity

Aktori i ‘2XL’ heq dorë përfundimisht nga aktrimi: S’kam më asgjë për të dhënë

E mbani mend se si Albano Bogdo u bë pjesë e apartamentit ‘’2XL”. Nëse jo, jua themi ne. Në fillim erdhi si publik dhe spikati me të qeshurën e tij. Por ai ishte  aktor i “infiltruar” dhe më pas u ngjit në skenë ku me humorin e tij shumë spontan, por edhe me flokët kaçurrela të gjata, ia doli të rrëmbente zemrat e publikut.

Pas disa sezonesh, Albano ka vendosur që të heqë dorë përfundimisht nga aktrimi. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai njoftoi se do të largohet nga “2XL” dhe se do të përpiqet të provojë fatin në letërsi ose muzikë.

“Nuk kam më asgjë për të dhënë. Do provoj fatin në letërsi ose muzikë”, shkruan ai.

Albano Bogdo, do t’i shtohet listës së aktorëve të humorit që i janë futur muzikës, si Visjan Ukcenaj apo vëllezërit binjakë të ‘Al Pazar-it’. Ne jemi në pritje të një projekti të ri muzikor ose letrar nga Albano.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF