Debati Mustafa Nano-Ilda Bejleri u mor shumë seriozisht sidomos nga kjo e fundit, saqë moderatorja e emisionit sportiv u shoreh se do ta hidhte në gjyq opinionistin. Edhe pse u përfolën shumë, duket se tashmë ‘gjakrat’ janë qetësuar. Por, një tjetër personazh ka dashur të rinxisë tonet e ashpra mes dy palëve.
Pak kohë më parë, u vu re se është çelur një llogari në Instagram në emër të Arian Çanit, e ky ishte lajmi i parë nëpër portale. Çani nuk njihet për marrëdhënien e ngushtë me teknologjinë, megjithatë duket se e ka marrë këtë vendim së fundmi. Pikërisht, nga ky profil është postuar pak orë më parë foto e Bejlerit, ku shihet me dekolte të pazbuluar.
“Më duket se ky Muçua i Nanove arriti ta kompleksonte Ildën e Bejlerëve! Ti si mendon?”, është shkruar krah fotos, ndërsa ky vjen si një nxitje e mëtejshme e situatës. Të jetë shkruar kjo nga vetë Çani?…
https://www.instagram.com/p/Bg5riFkAXpe/