KreuCelebrity

Nuk e njohëm… Tuna është në këto foto?

Tuna është rikthyer më fuqishëm se kurrë.

Këngëtarja është bërë nënë e një djali të vogël të quajtur Tian dhe me ardhjen e tij në jetë zgjodhi të merrte pak kohë pushim e t’i dedikohej totalisht. Por vetëm pak muaj më parë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja e hitit ‘Fenix’ (Zogu ma i mirë prej krejtve) njoftoi të gjithë ndjekësit e saj se do të rikthehet shumë shpejt me një projekt të ri.

Dhe duket se momenti ka ardhur. Tuna ka postuar disa foto në Instagram ku duket në formë jashtëzakonisht të mirë, e veshur me të zeza dhe me një ndryshim rrënjësor në flokë: nga bjonde platin në brune. Fotot duket se janë shkrepur nga xhirimet e klipit që pritet të publikohet së shpejti.

Ne jemi në pritje…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF