Fillimisht u tha se Selena dhe Justin kishin vendosur të qëndronin disa kohë të ndarë tjetri nga njëri-tjetri dhe të gjithë e interpretuam këtë si një pushim. Por gjërat u përkeqësuan rrugës, për arsye që nuk i dimë ende, dhe sot ata janë vërtetë të ndarë nga njëri-tjetri.
Sipas burimeve afër Selenës tregojnë se ndonëse Justin bëri përpjekje pozitive , gjithsesi ata të dy nuk janë kombinimi i duhur. Por ky nuk është edhe mendimi i Justin. Burime afër tij tregojnë se dëshira më e madhe e këngëtarit është të jetë me Selenën.
Aktualisht ish-çifti ndodhen në Los Angeles dhe të dy janë parë të shohin jetën e tyre. Justin është parë të argëtohet me modelen Baskin Champion, ndërsa Selena duket se po përpiqet të kalojë gjithçka me ndihmën e miqve të saj.