KreuCelebrity

Xing fustanesh/ Përplasen ish-Miss-et, Hygerta Sako dhe Fioralba Dizdari

Nuk janë të paktë emrat që vihen në qendër të vëmendjes për shkak të veshjeve të njejta. Jo domosdoshmërisht në të njëjtin event, kemi parë shumë herë vajzat e ekranit apo botës së spektaklit në tërësi, që të shkojnë drejt zgjedhjeve të njejta. Ndikuar nga tendencat e fundit apo preferencat për ngjyra ose detaje të tjera të kësaj natyre, ndodh që dhe të famshmet të bëjnë xing me veshjet. Këtë herë, ka qenë radha e ish-Miss-eve shqiptare, për t’u përballur me pytjen: ‘Cilës i shkon më shumë?’

Bëhet fjalë për Hygerta Sakon dhe Fioralba Dizdarin, të cilat janë parë të veshura me të njejtin fustan blu. Me mëngë të gjata dhe me dekoltenë krejtësisht të mbyllur, ka qenë ky model i preferuari i Sakos dhe Dizdarit. Të angazhuara në botën e ekranit, Fioralba e ka veshur gjatë prezantimit të një prej edicioneve të motit, ndërsa Hygerta në emisionin sportiv që drejton prej vitesh.

Duket se vajzat janë tërhequr pas ngjyrës së theksuar blu, ashtu sikurse edhe pas dizenjos së njëtrajtshme, pa detaje të shtuara. Si mendoni, cilës i shkon më shumë, Hygertës apo Fioralbës?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF