KreuCelebrity

‘Fundi i lidhjes’, çfarë po ndodh me jetën personale të Kastros?!

Nuk ka kaluar shumë nga koha kur nëpër portale qarkulloi lajmi për një fejesë të mundshme të Kastro Zizos. Ishte një rreng, në fakt, që mori pas vetes edhe disa nga emrat më të njohur të personazheve, të cilët e besuan diçka të tillë, por nuk do të vononte koha kur Kastro do të përgenjeshtronte çdo gjë, duke shpjeguar se ishte gjithçka e sajuar nga dikush tjetër, dhe jo nga vetë ai. Megjithatë, ka qenë postimi i fundit i Kastros që ngre pyetjen: mos vallë këngëtari ishte në një lidhje gjatë gjithë kësaj kohe, pa zbuluar asnjë detaj?

A post shared by KLEVIS BEGA (@kastro_zizo_)

Foto e fundit e Zizos në Instagram tregon dy gjysma kartash bixhozi, atë të Mbretit dhe Mbretëreshës, të ndara në gjys, ndërsa këngëtari ka shkruar: “Fundi i lidhjes”, shoqruar kjo dhe me një ikonë emojii të mërzitur. Duke marrë parasysh natyrën e Kastros, kjo mund të jetë edhe një lloj parapërgatitje për ndonjë projekt të ri, pasi gjithnjë e më shumë shihet i angazhuar në pothuajse gjithçka që lidhet me artin. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që postimi të ketë të bëjë me jetën personale të Zizos.

Këngëtari shpesh ka shprehur me humor se nuk po përjeton aktualisht një romancë apo histori dashurie, edhe pse kur vjen puna tek jeta personale, personazhet preferojnë të ruajnë privatësinë në maksimum. Me siguri, fansat e Kastros po shpresojnë për një projekt të ri…

A post shared by KLEVIS BEGA (@kastro_zizo_)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF