Kim Kardashian është vendosur në qendër të vëmendjes, dhe shkak për këtë është bërë një foto e postuar në profilin e saj në Instagram ku përdorimi i photoshop-it duket se është në nivele amatorekse.
Që Kim përpunon fotot me photoshop përpara se t’i publikojë, këtë e dinim, por tek fotoja e fundit e ka ekzagjëruar.
Shikoni origjinalin…
…Dhe tani shikoni atë që ka postuar Kim në Instagram…
E kuptoi ndryshimin? Pikë së pari, janë këmbët e saj. Në foton origjinale gjunjët e saj nuk janë aq të bukur, sa në foton që ka postuar Kim, por ajo që të gjithëve u ka bërë përshtypje sesi ajo nuk e ka vënë re është makina që qëndron prapa saj dhe trotuari i shtrëmbëruar.
Si është e mundur që nuk e ka vënë re? Duhet ta pushojë nga puna atë që e ka bërë…( :p )