Ndër çiftet më jetëgjatë ndër personazhet shqiptarë, njëkohësisht ndër më të preferuarit e publikut. Të gjithë e njohin historinë e Miram Canit dhe Alban Skënderaj, të cilët aktualisht po përjetojnë momentet më të lumtura në rritjen e Amelisë. Por, si shkojnë marrëdhëniet e çiftit së fundmi?
Miriami ishte e ftuara speciale në “Pop Culture”, në rubrikën “Një ditë me…”. Përpos eksperiencës në ‘The Voice Kids’, këngëtarja nuk mund të linte pa zbuluar më shumë nga jeta personale. Ajo rrëfeu përkushtimin ndaj Amelisë, frazën e saj të preferuar nga e bija (“Mami, të dua shumë”), si dhe relatën me Albanin. Çfarë nuk i pëlqen Miriamit tek partneri?
https://www.instagram.com/p/BgtGRyjAoZ4/
“Nuk do t’i vijë mirë po ta dëgjojë”, ka thënë Miriami duke qeshur, për të zbuluar edhe më tej: “Është shumë i dhënë pas punës. Nuk di të ndalet. Sapo përfundoi koncerti, direkt të nesërmen filloi të fliste për tre këngët të reja që do të lancojë, të tjera projekte”, ka sqaruar këngëtarja, duke thënë kështu që kjo është ajo çka e bezdis më shumë tek Albani. “Por, kështu e njoha dhe nuk e ndryshoj dot”, ka shtuar Cani, edhe pse nuk tingëllon shumë problem e parë nga jashtë. Jo më kot janë ndër emrat më të suksesshëm!
https://www.instagram.com/p/BgvwZAghvyW/